Presidenti brazilian, Jair Bolsonaro po konsideron emërimin e një prej tre djemve të tij, Eduardo, në postin e ambasadorit të vendit latino-amerikan në SHBA.

”Eduardo, i cili aktualisht është deputet, është mik i fëmijëve të presidentit Donald Trump, flet anglisht, spanjisht dhe ka një përvojë shumë të gjerë në botë. Sipas mendimit tim, ai mund të jetë personi i duhur dhe mund të punojë në Uashington”, tha presidenti i ekstremit të djathtë, në kuadër të një ceremonie zyrtare në Brazilia.

”Megjithatë, vendimi i takon atij”, tha ai.

”Për të marrë detyrën në Uashington, ai duhet të heqë dorë nga mandati i tij si anëtar i Kongresit”, shtoi Bolsonaro.

Emërimi i tij gjithashtu do t’i nënshtrohet miratimit nga Senati.

Eduardo Bolsonaro, 35 vjeç, më i riu i djemve të presidentit, të cilët janë të gjithë të përfshirë në politikë, tha se nuk kanë marrë ende një propozim zyrtar, por shtoi se “nëse presidenti më beson këtë mision, do të isha gati të jap dorëheqjen nga mandati im”./ATA

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: