Ish-ministri për Kthim dhe Komuniteti në Qeverinë e Kosovës, Aleksander Jabllanovic, do të garojë në zgjedhjet e 6 tetorit me partinë e tij “Partia e Serbëve të Kosovës”. Në listën për deputetë të partisë së tij është vërejtur një fakt mjaft interesant. Numrin 2 në këtë listë, Jabllanovic ia ka dhënë babait të tij, Dragan Jabllanovic.

Ndërkohë numrin gjashtë ia ka dhënë gruas së tij, Kristina Nikolcevic Jabllanovic, shkruan telegraf.rs. Sipas medias serve, një gjë e tillë ka ndodhur meqë Jabllanovic nuk ka mundur të gjejë njerëz të tjerë që do ta mbështesin.

Aleksander Jabllanovic në këto zgjedhje do të garojë i vetëm dhe i pavarur nga Lista Serbe, parti kjo që ndjek politikat e Beogradit në Republikën e Kosovës. Jabllanovic ishte shkarkuar nga posti i ministrit për Kthim dhe Komunitete më 3 shkurt të vitit 2015 me vendim të kryeministrit të atëhershëm të Kosovës, Isa Mustafës.

Kjo pasi ishin mbajtur protesta masive që kërkonin shkarkimin e Jabllanovicit, meqenëse ky i fundit në cilësinë e ministrit nga radhët e Listës Serbe më 6 janar kishte fyer nënat gjakovare që po protestonin kundër vizitës së disa serbëve në Gjakovë. Ai i kishte cilësuar ato si ‘egërsira’ dhe një deklaratë e tillë kishte nxitur reagime të ashpra anekënd Kosovës.

Lista Per Deputete Jabllanovic
Lista Per Deputete Jabllanovic

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: