Dinamo mund të jetë skuadra e parë e kualifikuar për turin e dytë Kupës së Shqipërisë, madje edhe pa luajtur fare ndeshjen e dytë. Pikërisht sot është parashikuar që të luajnë me Butrintin, por ka shumë të ngjarë që të mos zhvillohet.

Sarandjotët kanë vendosur të mos udhëtojnë në Tiranë dhe rrjedhimisht, blutë do të marrin fitoren 3-0 në tavolinë (kujtojmë që e para doli 0-1, me gol të Diogo da Silvës).

Pas ndeshjes me Labërinë në kampionat, Butrintit i janë dëmtuar dy lojtarë, çka ka i detyruar që të mos udhëtojë fare. Drejtuesit e klubit shprehen se shkak për këtë vendim janë edhe kostot financiare.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb