Shqipëria është ngjitur për herë të parë në podiumin e Organizatës Botërore të Turizmit, në Shën Petersburg të Rusisë.

Këtë e ka bërë të ditur vetë ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi, i cili është i pranishëm në këtë Asamble, për të parën herë në postin e zv.Presidentit të Asamblesë së përgjithshme për Evropën.

Ministri Klosi drejton panele të rëndësishme për çështje, si: Heqja e vizave, turizmi i aventurës dhe zhvillimi i industrisë së turizmit sipas tendencave të tregut.

Ndërkohë, në sesionin e 23-të të Asamblesë, Shqipëria prezanton ofertën e saj turistike, mes 148 shteteve anëtare nga gjithë bota.

“Shqipëria ngjitet për herë të parë në podiumin drejtues të Organizatës Botërore të Turizmit. Mbledhur në Shën Petersburg të Rusisë, Asambleja që po zhvillon punimet në ditën e saj të dytë, ka konfirmuar në postin e zevëndëvendës Presindetit të Asamblesë së Përgjithshme për Europën, ministrin e Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi. Kjo është hera e parë që Shqipëria mban një pozicion të tillë që prej anëtarësimit të saj në OBT, në vitin 1993.

Në podiumin drejtues të Asamblesë së organizatës me 148 shtete anëtare, Ministri Klosi drejton disa nga panelet e punimeve të organit më të lartë drejtues të Organizatës ku po diskutohen çështjet më të rëndësishme të industrisë turistike, si heqja e regjimit të vizave si shtysë për rritjen e turizmit, zhvillimi i tregjeve turistike, turizmi i natyrës, turizmi dhe edukimi profesional, si binome të pandara, si edhe tendencat e reja në zhvillimin e kësaj industrie”, shkruan ministri Klosi.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb