Një asteroid i madh pothuajse me madhësinë e orës së Londrës, ‘ Big Ben ‘ do të kalojë të shtunën 173,000 km nga Toka – dy herë më afër se hëna, e cila orbiton në një distancë mesatare prej 384,400 km.

Asteroidi, i quajtur ‘2023 DZ2’, aktualisht vlerësohet të jetë deri në 93 metra në diametër, ndërsa Big Ben është 96 metra i gjerë, sipas Daily Mail.

Ai është gjithashtu tre herë më i madh se asteroidi Chelyabinsk që goditi Rusinë në vitin 2013.

NASA thotë se duke kaluar kaq afër Tokës, një asteroid i kësaj madhësie ndodh “vetëm një herë në dekadë”.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb