Deputeti i Partisë Demokratike, Lefter Gështenja është nxjerrë nga seanca e Kuvendit me ndihmën e kolegëve dhe efektivëve të Gardës për t’u transportuar me ambulancë në Spital. Gështenja ka shfaqur probleme shëndetësore, ç’ka e ka detyruar të largohet me urgjencë. Sipas informacioneve të para dyshohet se Gështenja ka pasur probleme me hernien.

LSA ka siguruar pamje nga momenti kur deputeti Gështenja del nga seanca i shoqëruar nga 5 persona të cilët e mbajnë në krah, kolegë të tij deputetë dhe punonjës të Gardës, deri te autoambulanca që ndodhej pranë shkallëve të Parlamentit.

Largimi i deputetit në këtë mënyrë nga salla e Kuvendit për te autoambulanca është në kundërshtim me protokollin e urgjencave ku ndihma e parë jepet në vendin e ngjarjes dhe largimi i të lënduarit nga aty për te mjeti i transportit spitalor bëhet me barelë për të shmangur çdo të papritur.

Urgjenca është ndryshimi i menjëhershëm i gjendjes shëndetësore që, në rast të mungesës së ofrimit të shërbimit të shpejtë shëndetësor, rrezikon jetën ose dëmton seriozisht shëndetin e personit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb