TIRANE– Durim Bami ka bërë kërkesë në Gjykatën për Krime të Renda për shuarjen e masës se sigurisë. Prej 2 vitesh e 9 muajsh, Durim Bami ndodhet në ‘arrest shtepiak’.
Kërkesa e Durim Bamit është bërë tek Gjykata e Krimeve, pasi gjykata e Lartë shpalli moskompetencën dhe kaloi çështjen pranë kësaj gjykate.
Ndaj Durim Bamit rëndon akuza për ‘kallëzim të rreme’ në bashkëpunim me deputetin Tom Doshi e ish-deputetin Mark Frroku. Ai dyshohet se sajoi një skenar për vrasje deputetësh.
(d.d/BalkanWeb)