Kryetari i Kristian-Demokratëve Nard Ndoka në fjalën e tij në emisionin “Real Story” ka zbuluar një fakt tepër interesant.

Ndoka tha se aleatët opozitarë i kanë kërkuar Bashës protesta para datës 18 tetorit, por numri një i PD kishte thënë se duhet të pritet vendimi për negociatat.

“Ne si opozitë kemi arritur dekriminalizimin. Kjo ishte arritje e madhe. Dekriminalizimi nxori në pah se maxhoranca bashkëpunonte me kriminelët dhe madje kriminelët dhe grupet kriminale erdhën në parlament. Zoti Basha dhe ne si opozitë dogjëm mandatet dhe realisht ky veprim nxori në pah problemet që ka Shqipëria, që nga kriminalizimi i parlamentit deri te zgjedhjet që janë vjedhur. Djegia e mandateve zgjoi ndërkombëtarët. Zoti Basha arriti një fitore shumë të madhe, duke mbrojtur demokracinë.

Basha ka pasur qasje pro-europiane. Ne e dimë se Reforma Zgjedhore në këto kushte nuk zgjidh asgjë. Kriza është lidhja e politikës me krimin. Kjo ëhstë agjenda jonë. Këto janë detyrat që opozita ka marrë në raport me publikun. Disa nga aleatët i kanë kërkuar Bashës protesta para 18 tetorit, por ai ka pasur një qasje tjetër duke kërkuar pritjen e vendimit për negociatat. Rama sot është i vetmuar”, tha Nard Ndoka.

(d.xh/Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb