TIRANE- Pas akuzave të ish-kryeministrit Sali Berisha për lidhjet e tij me fisin Ndokaj, vjen reagimi nga deputeti i PS-së Pjerin Ndreu.

Përmes një postimi në ‘Facebook’ Ndreu i ka kthyer një përgjigje Berishës, ndërsa i kujton këtij të fundit disa nga ngjarjet e bujshme që kanë ndodhur në vend.

Ndreu i përmend Berishës vitin e mbrapsht të 97-ës, tragjedinë e Gërdecit, apo dhe 21 Janarin, duke fajësuar kështu ish-kryeministrin. Socialisti sqaroi se as ai dhe vëllezërit e tij nuk kanë përfituar asnjë tokë.

REAGIMI I NDREUT
EDHE PLAK MATUF, EDHE DIXHITAL?
�Sali matufi dhe shokët e tij digital ordinere e di qe jeni ne panik.
Era e gjakut të 1975 QYTETARËVE TË PAFAJSHËM të vrarë në 97-en;
Të 26 QYTETARËVE TË PAFAJSHËM të vrarë në Gerdec;
Të 4 QYTETARËVE TË PAFAJSHËM të vrarë me bulevard !
Je niveli më ordiner i shpifesve qe ka parë kjo dynja. Të duken të gjithë si vetja o ditëzi.
SQARIM PËR QYTETARËT
Nuk kam përfitu toke askund as une dhe as vellezerit e mi, as nuk jemi marrë kurrë as me drogë e as me ordinerlleqe të tilla siç përmend plaku matuf.
Plaku Matuf Sali;
Familjes Ndreu ke për ti pa targen ti dhe zuzaret e tu se nuk i vjen as deri tek këmbët. Vazhdo rrugen nga te kam thene, e di ti !
E ka thënë Dritëroi, por kush ta besoje?!
“Në vendin tim e në vendin tënd, një i çmendur, një vend e çmend”.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb