SHBA

‘Presidenti amerikan Donald Trump është treguar i pasjellshën kundrejt kryeministres së Britanisë Theresa May,’- është shprehur sekretari i jashtëm britanik Jeremy Hunt. Komentet e tij vijnë pasi presidenti Trump e cilësoi ambasadorin britanik në SHBA, shumë budalla pas rrjedhjes së emaileve të publikuara në gazetën britanike The Mail.

“Ambasadori i krisur që Britania i ngeci SHBA-së nuk është dikush nga i cili jemi të kënaqur, por një njeri shumë budalla. Ai duhet të flasë me vendin dhe me kryeministren May për negociatat e dështuara të Brexit dhe të mos mërzitet me kritikat e mia për këtë proces”.

Trump kritikoi veçanërisht edhe Theresa May për procesin e daljes së Britanisë nga BE duke u shprehur se ka shpërfillur këshillën e tij dhe ndoqi mënyrën e saj idiote.

Emailet e publikuara të dielën zbuluan se ambasadori britanik e ka cilesuar administratën Trump si të paaftë. Ndërsa Trump reagoi duke thënë se ambasadori Derek nuk ka punuar sic duhet. Ndërkohë, sekretari britanik për tregti ka anuluar takimin me homologun e tij amerikan në SHBA.

Ndërsa qeveria britanike ka nisur hetimet për rrjedhjen e emaileve të publikuara në gazetën britanike The Mail dhe ka deklaruar se e mbështet ambasadorin e Britanisë së Madhe në SHBA dhe se ai do të qëndroj në postin e tij derisa të dalë në pension.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb