LEZHE

Dy vitet e fundit në lagunën e Kunes në Lezhë, ndotjet kanë qenë masive duke u kthyer në një  shqetësim serioz për sezonin turistik por edhe banorët e kësaj zone. Sipas banorëve , shkak për këtë situatë është bërë derdhja e ujërave të zeza në lagunën e Kunes.

E gjithë sipërfaqja e lagunës është mbuluar nga algat, të cilat më pas derdhen në det duke e bërë gjithë bregdetin të pa frekuentueshëm. Janë banorët e zonës ata të cilët shprehen më të shqetësuar për situatën e krijuar pasi sic ata tregojnë po përsëritet sërisht e njëjtë me vitin e kaluar  ku ndotja e lagunës por edhe bregdetit të Shëngjinit ishte tejet e madhe sikurse dhe pasojat e shkaktuara.

Jak Gjini specialit mjedisi bën me dije se kemi një knetizim ekstrem që sjell impakte të shumëllojshme si në ekonomi por edhe në të gjitha familjet që ndodhen pranë lagunës.

Gjini bën thirrje emergjente për nderhyrje për të ndaluar shkarkimin e ujrave të zeza në lagunë.

Ky është viti i dytë që laguna e Kunes ka një ndotje kaq të madhe dhe nëse nuk merren masa sa më parë, pamja me alga dhe erën e keqe do mbizotërojë në gjithë vijën bregdetare të Shëngjinit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb