FIER- Ndoti lumin Gjanica, 5 milionë lekë gjobë ARMO-s. Inspektorati i Mjedisit ka gjobitur me 5 milionë lekë të reja ARMO-n. Shkak për këtë masë është bërë ndotja që kjo kompani ka shkaktuar në lumin Gjanica.

Mësohet se ARMO ka bërë shkarkime të mbetjeve në lumin që kalon mes përmes qytetit të Fierit, duke sjellë ndotje të tij dhe zonave pranë. Pas verifikimeve në terren, inspektorët e mjedisit kanë bërë edhe konstatimet duke vendosur edhe gjobën prej 5 milionë lekësh.

(mi.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb