SHËNGJIN

Zero probleme me ndotjen e mjedisit në këtë sezon turistik, është ky qëllimi sipas ministrit të Mjedisit, Blendi Klosi. Edhe pse i pranon gabimet e një viti më pare, Klosi gjatë një aksioni për pastrimin e plazhit të Shëngjinit tha se do t’i paraprihen problemeve përpara nisjes së sezonit turistik.


Ministri Klosi zhvilloi një takim me operatorët turistikë në Shëngjin dhe përfaqësues të Dhomes së Tregtisë, me të cilët diskutoi për ndotjen në vijën bregdetare të Lezhës, sigurinë e pronës publike apo edhe për infrastrukturën rrugore. Sipas Klosit shumë shërbime janë përmirësuar, por ka ende punë për t’u bërë që të sigurohet një mjedis i pastër për pushuesit këtë sezon turistik.


Takimi i Klosit bëhet në kuadër të sezonit turistik me qëllim përmirësimin e kushteve dhe garantimin e standarteve për pushuesit vendas dhe të huaj.


(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb