FIER
“ Një prej gropave ekologjike pranë sektorit nr .7-të në zonën naftëmbajtese të Zharrëzës, gjatë pesë ditëve të fundit është mbushur me derdhje hidrokarbure duke e kthyer në një bombë ekologjike për zonën dhe banorët e saj.
Sipas ambientalistëve kjo gropë është pa leje mjedisore dhe jashtë kushteve teknike. Edhe pse ata denoncuan pranë institucioneve që një vit më parë kompaninë Albpetrol kur në këtë gropë u depozituan 320 tonë mbetje hidrokarbure ende nuk është marrë asnjë masë për mbetjet që vijojnë të depozitohen duke rrezikuar kontaminimin e tokave bujqësore dhe ujërat nëntokësore që kanë lidhje me puset e ujit të pijshëm.
Në zonën naftëmbajtëse të Zharrëzës ekzistojnë 4 gropa ekologjike nga të cilat gropa pranë sektori 7 vijon të jetë pa leje mjedisore pavarësisht denoncimeve të vazhdueshme të banoreve dhe ambientalisteve.