Një operacion i madh i Policisë së Shtetit italaine dhe Karabinierëve, të koordinuar nga Antimafia e Reggio Calabria, u finalizua me ekzekutimin e 50 urdhër-arresteve dhe pritet të hedhë dritë mbi aktivitetin e organizatës mafioze “Ndrangheta” në kontratat e komunës së Brancaleone, në Reggino.

Po kështu operacioni çoi në konfiskimin e miliona eurove. 50 urdhrat e arrestit që aktualisht janë në fuqi konsistojnë në masa të ndryshme si arrest me burg, detyrim paraqitje në varësi të veprave penale për të cilat akuzohen si “organizatë mafioze”, “zhvatje”, “grabitje”, “manipulim të tenderave publikë” “trafik droge”, deri në “konkurrencë të paligjshme” me dhunë dhe kërcënime, dhunë dhe kërcënime ndaj zyrtarëve publikë etj.

“Në Napoli dhe Firence, policia arrestoi 19 anëtarë të dyshuar të organizatës mafioze ‘Camorra’, mafia napolitane, duke përfshirë drejtuesin e familjes së krimit Mallardo”, sipas agjencisë italiane të lajmeve, ANSA.

“Gjithashtu, policia konfiskoi 50 milionë euro (58 milionë dollarë) të aseteve të anëtarëve të dyshuar të organizatave kriminale, duke përfshirë pronat, bizneset, makinat dhe llogaritë bankare”.

Në një operacion të tretë, policia e krimeve financiare Guardia di Finanza tha se kishte konfiskuar asetet me vlerë 5 milionë euro nga dy anëtarët e burgosur të organizatave mafioze “Ndrangheta” dhe “Rango-Zingari”.

“Cumps-Banco Nuovo” është emri që hetuesit i kanë vënë operacionit të policisë në vazhdim që nga mëngjesi i sotëm në provincën e Reggio Calabria dhe rajone të tjera të Italisë.

Hetimet zbuluan ekzistencën e një celule të rrezikshme të Ndranghetas të brezit të ri të quajtur “Cumps”.

“Pjesa më e madhe e të arrestuarve janë të rinj ose shumë të rinj. Ndiheshin padronë absolutë dhe të pakontrollueshëm”, tha kryeprokurori i Antimafias në Reggio Calabria, Federico Cafiero de Raho, “me arrogancë të pashembullt, vendosnin dominimin në kontrata dhe punime, por jo vetëm”.
Ato çfarë tregon ky hetim janë aktivitetet e reja përmes të cilave ‘Ndrangheta” ushtron kontrollin e territorit’.

Trashëgimtarë të klaneve historikë si “Morabito”; “Tiradritto” dhe “Palamara-Scriva”, levat e reja kanë trashëguar nga gjeneratat e vjetra, arrogancën. Por në krahasim me të vjetrit që nga strategjia e “profilit të ulët” kanë ngritur markën e tyre, ata janë të gatshëm ta afirmojnë atë me drojë të pashembullt.

Bijë të epokës dixhitale, bosët e rinj nuk limitoheshin të shfaqeshin vetëm nëpër rrugë, por edhe në rrjetet sociale, ku pa drojë nuk ngurronin të prezantoheshin të armatosur deri në dhëmbë si protagonistë të serialeve televizive. “Një mënyrë për të festuar – shpjegon një hetues – por gjithashtu për të dërguar një mesazh të qartë për moshatarët: këtu komandojmë në”.

Për fat të keq kjo paturpësi iu kushtoi shtrenjtë. Sidoqoftë, ishte për të ardhur keq që ajo paturpësi në levat e klaneve të reja ishte e shtrenjtë. Fotot dhe postimet në Facebook janë bërë prova për aktivitetin e tyre të jashtëligjshëm.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: