TIRANE

I ftuar në studion e emisionit “Kjo Javë” ish-deputeti i PS, Pjerin Ndreu tha se pas protestave të opozitës, qëndron reforma në drejtësi dhe SPAK. Sipas Ndreut opozita ka dalë në rrugë pasi është kundër kësaj reforme.

Duke u ndalur në kërkesat e opozitës, Ndreu tha se një gjë e tillë mund të krijojë precedent të rrezikshëm për të ardhmen, ndërsa ndau edhe qëndrimin e tij sa i takon liderit historik të PD-së Sali Berisha dhe kreut aktual të PD-së, Lulzim Basha.

“Lideri i PD është plakur, ai po kishte pak sens për lider, megjithë zullumet e veta, s’ka lënë gjë pa thënë. Pavarësisht se c’farë s’ka thënë, po kur cohet edhe ky bën si trim kot. Gjasme djalë i pashëm e me shkollë, po më duket edhe shkolla e ka mbaruar. I doli boja të fortit tashmë” .- tha Ndreu.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb