BERAT – Muzeu Ikonografik Onufri në qytetin e Beratit bëhet edhe më tërheqës për vizitorët, pasi tashmë ka nisur të ndriçohet me sistemin e ri “LED”.
Ndriçimi ka nisur në pjesën qëndrore të ikonostasit të katedrales “Fjetja e Shën Mërisë” dhe do të vazhdojë të zbatohet edhe në pjesët e tjera të sallës qëndrore të saj dhe në ambiente të tjera të fondit të Muzeut Ikonografik Onufri.
Projekti është duke u zbatuar nga Qëndra Kombëtare e Muzeumeve.
(ar.sh/BalkanWeb)