TIRANE

I ashpër ka qenë reagimi i kryeministrit Edi Rama pas statusit që bëri në ‘Facebook’ demokrati Sali Berisha, ku ky i fundit sulmoi policen Ina Nuka, e cila mbeti e plagosur sot në protestë. Përmes një postimi në ‘Intagram’ kreu i qeverisë shkruan se dy vajza u dhunuan për nevojat e kafshërisë politike.

Kujtojmë se Berisha postoi më herët një foto ku shihej një efektive policie me ministrin Lleshaj në spital, ndërsa e ngatërroi atë me kolegen e saj Ina Nuka, e cila humbi 2 gishta gjatë shpërthimit të një kapsolleje në protestë. Berisha aludoi se policja në foto ishte Nuka, duke shtuar se ajo nuk ishte dëmtuar në gishta. Por rreth një orë më vonë Berisha e fshihu statusin në fjalë, ku e quante policen 24-vjeçare ‘ndrikull’.

Statusi I Berishes
Statusi I Berishes

(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb