Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha deklaroi se duhet një dorë e ‘hekurt’ kundër bandave kriminale në vend. Në një takim me biznese në zonën e autostradës Tiranë-Durrës Basha iu bëri të qartë atyre se premtimi i parë kur PD të vijë në pushtet do të jetë ‘lufta’ ndaj këtyre bandave.


“Krimi, tashmë është i drejtuar edhe tek biznesi. Duhet dore e hekurt kunder bandave. Vendi është ndare si “plaçke” me banditët. Premtimi im i pare është t’i shpallim ‘lufte’ bandave’”, tha kryeopozitari.


Mes të tjerash teksa foli për ndryshime radikale që do të shoqërojnë ardhjen e tij në pushtet, kryedemorkati premtoi se biznesi i vogël do të nxirret nga sistemi i TVSH

“Klima e biznesit përmirësohet në momentin kur qeveria nuk i bëhet barrë biznesit. Ndryshim radikal nga qeveria e ardhshme duke filluar me eliminimi e bandave të krimit. Çështja është që të kemi një kryeministër të lidhur me krimin apo një kryeministër që lufton krimin. Qeverisja e PD do të luftojë deri në eliminim krimin. Në qeverisjen tonë nuk do të ketë biznese që shihen si ca të njerkës dhe ca të nënës. Të gjithë do të trajtohen në bazë të meritë. Ne do të ndërtojmë një qeveri të vogël jo qeveri abuzive dhe do të ndërhyjmë në eliminimin e trarëve të fshehur të korrupsionit në institucione. Do të diskutojmë me ju në detaje të gjitha pikat e projektit tonë për ekonominë. Një program që nul vjen me premtime të mëdha por me zgjidhje për biznesin. Zotohem për një klimë të mirë biznesi”, tha Basha.
(ed.me/BalkanWeb)


Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: