Zyrtarizmi Marco Giampaolos në stolin e Milanin pritet të ketë një efekt të menjëhershëm, të paktën në mënyrën e lojës, pasi ish trajneri i Sampdorias ka një qasje ndryshe, preferon të luaj me skemën 4-3-1-2, ndryshe nga se Gattuso që e vendoste ekipin në fushe, me skemën 4-3-3. Duke u nisur nga ky detaj i fundit, Paolo Maldini dhe Massara, drejtori i ri sportiv, do të përpiqen ti plotësojnë trajnerit të ri dëshirat në merkato. Është e qartë se klubi kuqezi ka probleme me financat, nuk parashikohet një merkato e bujshme, por e kujdesshme në çdo detaj.

Marco Giampaolo Ac Milan Logo Csgdbhqgjyerznp6l1aya1so
Marco Giampaolo Ac Milan Logo Csgdbhqgjyerznp6l1aya1so

Dëshira e parë e trajnerit i cili firmosi një kontratë 2-vjeçare, me opsion edhe për një tjetër vit, është Patrik Schick. 23-vjeçari çek pëlqehet shumë nga trajneri i ri i Milanit, momentin e tij më të mirë në karrierë Schick e ka pasur pikërisht kur ishte nën urdhrat e Giampaolos te Sampdoria, në sezonin 2016-2017, ku shënoi 11 gola në 32 ndeshje.

Schick
Schick

Roma e vlerëson kartonin e Schick me 30-35 milion euro, një shumë e madhe për Milanin që koston e këtij operacionin kërkon ta ulin duke përfshirë në tratativa Cutronen. Giampaolo kërkon të formoj një dyshe sulmi Schick-Piatek. Për momentin sulmuesi i ri mund të pres pasi drejtuesit e klubit janë të fokusuar për të gjetur një regjisor, një mesfushor dhe një mbrojtës.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: