Në pritje që Mauro Icardi të vendos për të ardhmen, një lëvizje e domosdoshme për ti hapur rrugë sulmuesit të ri, drejtuesit e Interit po punojnë për të përforcuar edhe mesfushën. Pas ardhjes së Sensit dhe Barellas, trajnerit Conte kërkon lojtarë të tjerë duke parë se Nainggolan, Joao Mario dhe Borja Valero janë me “valixhe në duar”.

Vidal
Vidal

Emrat më të rëndësishëm që qarkullojnë në shtëpinë ziklatër janë ato të Vidal dhe Rakitic, dy mesfushorët e Barcelonës, të gatshëm për të ndryshuar ambient. Ardhja e De Jong zvogëlon ndjeshëm minutat për dy lojtarët të cilët pëlqehen shumë nga trajneri Antonio Conte.

Vidal
Vidal

Vidal mbi të gjithë është një lojtar i cili shpërtheu pikërisht nën drejtimin e Contes tek Juventus, një futbollist që trajneri i Interit e njeh shumë mirë, e admiron. Rakitic është gjithashtu një lojtar që do ti përshtatej shumë lehtë.

Kroacia
Kroacia

Në Milano, Rakitic do të gjente një koloni me futbollistë kroat, miq në përfaqësuese si Perisic e Brozovic. Në ditët në vijim Inter pritet të paraqitet me një ofertë konkrete në dyert e Barcelonës për të marrë një ndërmjet Vidal apo Rakitic.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb