Sektori i Garave në FSHF, ka zyrtarizuar ditën e sotme datat dhe oraret për ndeshjet e kthimit në turin e 1/16-ave në Kupën e Shqipërisë.

16 takimet e kthimit, në grupet A dhe B, do të luhen tashmë në orën 14:00, por tre prej këtyre ndeshjeve, do të luhen ditën e nesërme, po në të njëjtën orë.

Kështu, në grupin A, Partizani do të presë Vorën në Pezë ditën e nesërme, ndërsa nga grupi B, takimet Luftëtari-Turbina, si edhe Kukësi-Shkumbini, do të luhen nesër. Të gjitha takimet e tjera, zhvillohen të mërkurën. Më poshtë, tabloja e plotë e dy grupeve.

kupa-a

kupa-b
Panoramasport

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb