Edi Reja është i detyruar që në debutimin e tij në stolin kuqezi të bëjë pa tre lojtarë. Egzon Binaku është dëmtuar në ekipin e tij Norkoping në ligën suedeze dhe në këto kushte e ka të pamundur të bashkohet me kuqezinjtë.

Po ashtu mesfushori Ledian Memushaj i grumbulluar me përfaqësuesen ka shfaqur probleme fizike duke e bërë të pamundur rikuperimin në kohë për dy përballjet. Një tjetër futbollist që do të mungojë është edhe Marash Kumbulla, i cili për shkak të angazhimit me klubin e tij, Hellas Verona në Itali do të bashkohet me U-21 në datë 3 qershor për transfertën e Turqisë.

61598627 2133162250116326 2938498151545307136 N
61598627 2133162250116326 2938498151545307136 N

Ndryshe nga se ka ndodhur në të kaluarën, Edi Reja nuk ka preferuar ti zëvendësoj këta 3 lojtarë me futbollistë të tjerë.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: