Zyrtarët e të gjitha niveleve, duke nisur nga Presidenti i Republikës, Kreu i Kuvendit, Kryeministri, anëtarët e kabinetiti qeveritar, deputëtet, e deri tek ata të nivelit më të ulët që janë të detyruar të bëjnë transparencën e pasurisë, deklarimin do ta bëjnë përmes sistemit elekronik.


Nisma e deputetes socilaiste Klotilda Bushka, synon pikërisht rregullimin e deklarimit online në Inspektoratin e Lartë të Deklarimit të Pasurisë, pasi sipas në vitin 2020, transparenca nuk do të bëhet më në letër përmes formularëve.


“Të gjithë subjektet e ligjit dhe personat e tjerë të lidhur, që mbarin detyrimin për deklarim, detyrohen të plotësojnë deklaratën e tyre në formë elektronike me mjetet e komunikimit elektronik, të vënë në dispozicion nga Inspektoriati i Lartë dhe ta paraqesim personalisht, në formë fizike, të mbyllur në zarf në strukturat përkatëse të institucioneve, brenda afateve të përcaktuara në këtë ligj për të gjitha llojet e deklarimit. Deklarata e dërguar me mjete të komunikimit elektronik konsiderohet e marrë me plotësimin dhe dërgimin në sistemin e deklarimit me mjetet elektronike” thuhet ne relacion.


  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Vetë Inspektorati me mbështetjen e partnërëve ndërkombëtarë ka tashmë gati sistemin, por duhet ta pilotoje vitin e ardhshëm. Ligji ekzistues nuk ka parashikime të plota për sistemin elektronik, e për këtë qëllim ligjvënësja socialiste propozon ndryshimet përkatëse.
Deklarimet online të zyrtarëve ka qenë kërkesë e BE-së në raportin e këtij viti, rrit besueshmërinë e procesit, si dhe shmang abuzimet.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb