Ndryshime në prokuroritë e rretheve Kukës e Tropojë. Mësohet se Rita Gjati nga Kukësi shkon prokurore e thjeshtë në Tropojë.
Po kështu nga burime pranë Prokurorisë së Përgjithshme bëhet e ditur se Artur Ismailukaj nga Tropoja shkon drejtues në Prokurorinë e Kukësit. Vendin e tij e zë prokurori Artan Shtrungza.
Kryeprokurori Adriatik Llalla ka bërë ndryshime mes drejtuesve të Prokurorive të Kukësit dhe Tropojës, të argumentuara prej tij si lëvizje në kuadër të përmirësimit të punës.
(m.k/BalkanWeb)