TIRANE

Sot janë bërë disa ndryshime në qeverinë “Rama”. Plarent Ndrecaj është emëruar Sekretar i Përgjithshëm i Ministrisë së Brendshme.

Ndreca zëvendëson në detyrë Dritan Palnikaj, i cili emërohet Këshilltar i Kryeministrit.

Plarent Ndreca ka mbajtur poste të rëndësishme në Ministrinë e Arsimit dhe në atë të Mjedisit.

Ai ka mbajtur postin e Sekretarit të Përgjithshëm pranë Ministrisë së Arsimit. Ndërsa, më pas kaloi sekretar i Përgjithshëm pranë Ministrisë së Mjedisit të drejtuar nga Blendi Klosi.

Ndërkaq, Dritan Palnikaj që ka marrë postin e këshilltarit të Kryeministrit Rama, është emëruar Sekretar i Përgjithshëm i Ministrisë së Brendshme më datë 29 mars 2018. Më herët ka mbajtur detyrën e Këshilltarit të Kryeministrit dhe Ministrit të Brendshëm.

Ka punuar Avokat, përfaqësues i institucionit në Gjykatë si dhe inspektor jurist pranë AKKP.

(d.xh/Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb