Mbrojtësi i Barcelonës, Pau Cubarsí do t’i bashkohet kombëtares spanjolle për ndeshjet e radhës në Nations League. Trajneri i iberikëve, De La Fuente vendosi së fundmi të grumbullojë Cubarsin, pas dëmtimi të Pau Lopez.
17-vjeçari Cubarsi është impenjuar edhe më herët me përfaqësuesen, sakaq ka kontribuar edhe për skuadrat zinxhirë. Spanja udhëton në Danimarkë të premten përpara se të presë Zvicrën javën e ardhshme.
(J.S/BalkanWeb)