FRANCE- Trajneri i PSG-së, Thomas Tuchel, po mendon plane të reja për brazilianin Neymar. Ai kërkon që ta përfshijë atë më shumë në fazën sulmuese, duke ndryshuar edhe modul loje në krahun e majtë.


Tuchel ka filluar t’i ndërrojë rolin ideal, atë si sulmues krahu të majtë, duke e vendosur në qendër.


“Neymar pëlqen që të luajë aty dhe ne dëshirojmë që të luajë në pozicionin e numrit 10-të, sepse aty përfshihet në më shumë raste sulmuese, jo vetëm nga krahu i majtë”, tha gjermani.


Këtë e justifikoi me faktin se në qendër ka më shumë raste sulmuese, e kjo sipas tij, do të krijojë mundësi të reja shënimi.

(n.m/BalkanWeb)