Nga dita e sotme Kukësi nuk është më në pronësi të familjes Gjici. Ditën e sotme në një konferencë për shtyp, djali i ish-presidenti Safet Gjici, Erinaldo, shpjegoi se për klubin niste një etapë e re me tërheqjen e familjes së tij nga drejtimi.
“Padyshim një moment prekës që sot pas vitesh familja Gjici njofton fundin e një kapitulli të përmbushur me përkushtim, punë të palodhur dhe orë të panumërta të shpenzuar për të ushqyer rritjen e këtij institucioni të jashtëzakonshëm siç është Futboll Klub Kukësi. Largohemi si aksionar të klubit me dhimbje me emocion, por në të njëjtën kohë se për të konkurruar në nivele të larta të futbollit tonë, janë shpenzime të papërballueshme tashmë për familjen tonë,”-u shpreh Eronaldo Gjici.
Ndërkohë që janë prezantuar edhe drejtuesit e rinj, që kanë treguar ambiciet e tyre në krye të skuadrës verilindore. Drejtori sportiv letonez, Nikita Kornejevs, shpjegoi se si do të jetë strukturuar Kukësi i Kategorisë së Parë, që ka si synim kthimin në Superiore.