Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta deklaroi se marrëveshja e 2009 për ndryshimet kushtetuese ka qenë një gabim.

Në një konferencë për mediat Meta theksoi se PL-ja është pro listave të hapura.

“Marrëveshja e 2008 ka qenë gabim është pak, pasi Kuvendi është në situatë të kapjes së shtetit. Për shkak të çmontimit, apo të fillimit të kontrollit të balancës dhe pushteteve, duke e shndërruar ndryshimin e kushtetutës në sport të rëndomtë dhe në pasoja të rënda. Ai në 2009 ka qenë propozim dhe kusht i asaj kohe të opozitës së drejtuar nga Rama. Berisha është shprehur pro marrëveshjes sonë për të garantuar referendumin në nivel lokal dhe jo vetëm, për ti dhënë sovranit të drejtën e tij. Ky është treguesi më i qartë i vendosmërisë edhe të zotit Berisha për çdo ndryshim që garanton votën e lirë. Jemi pro hapjes së listave. Çdo përpjekje për t’ia vënë fajin Kushtetutës, është iluzion.”, tha Meta.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb