Prezenca e OSBE-së në Shqipëri çmon përparimin e jashtëzakonshëm në fushën e barazisë gjinore që ka bërë Shqipëria gjatë viteve të fundit, veçanërisht për pjesëmarrjen dhe përfaqësimin e grave në jetën politike.

“Ne mirëpresim përpjekjet aktuale ndërpartiake, të drejtuara nga gratë deputete, dhe shpresojmë që ndryshimet në Kodin Zgjedhor të garantojnë pozitën udhëheqëse të Shqipërisë në rajon e më gjerë në lidhje me përfaqësimin gjinor në parlament”, thuhet në një reagim nga zyra e OSBE.

Reagimi vjen në një kohë kur në Kuvend po ndiskutohen ndryshimet në Kodin Zgjedhor, ndërsa në një amendament të propozuar nga deputete nga PD dhe PS, përcakohet edhe formula se si do të bëhet renditja e kandidatëve në listat për deputetë, duke respektuar kuotat gjinore.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb