TIRANË

Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj duke folur për kthimin e projektligjit të Presidentit të Republikës për ndryshimet në Kodin Penal, tha se argumentet që ka sjellë kreu i shtetit në nuk qëndrojnë.

Gjonaj pohoi mes tjerash se duhet ndryshime rrënjësore në Kodin Penal, pasi sipas saj, vetëm kështu arrihet impakti i frenimit tek ata persona që ushtrojnë dhunë në futboll e cenojnë sigurinë e konsumatorit.

“Të gjitha ndryshimet e propozuar në lidhje me veprat penale kundër mjedisit, janë pjesë e neneve nga direktivat e BE. Gjatë vitit 2019 janë marrë një sërë nismash ligjore që tregojnë synimin tonë të qartë pa ekuivok për reformat. Ka shumë për të bërë, por kemi treguar me fakte, për ta bërë  Shqipërinë më të mirë dhe për ta bërë atë pjesë të familjes së madhe të BE. Argumentet e përdorura nga presidenti nuk qëndrojnë”-tha Gjonaj.

(n.m/BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb