Çdokush që do publikojë në rrjete sociale shprehje apo video me qëllime ironike, të ashququajturat “Meme”, do ndëshkohet.

Kështu parashikohet në ndryshimet e Kodit Penal që janë hartuar nga juristët e Ministrisë së Drejtësisë, e drejtuar nga Eilda Gjonaj.

Në kapitullin “Veprat penale kundër të drejtave të njeriut, dinjitetit njerëzor dhe lirive themelore”, propozohohet që për cënimin e imazhit të personit të cilit i drejtohet shpotitja, dënimi të jetë deri në 1 (një) vit burg.

“Publikimi në çdo formë, mënyrë apo mjet i një montazhi të realizuar me fjalët ose imazhin e një personi pa pëlqimin e tij, nëse kryhet për qëllime përfitimi material ose jo material, apo kur ka qëllim të dëmtojë reputacionin e një personi, kur materiali nuk shfaqet dukshëm që është një montazh ose nëse nuk përmendet shprehimisht se eshtë i tillë, përbën kundrvajtje penale dhe dënohet me burgim deri në 1 vit.”

Në draft parashikohet se ndjekja penale fillon me ankim të viktimës ose përfaqësuesit ligjor të tij. Por dënimi me burg mund të evitohet nëse mesazhi apo videoja ironike, që pretendohet nga propozuesi se cënon imazhin, tërhiqet.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb