Në një komunikim të drejtpërdrejtë në rubrikën “Çështja e Ditës” në News24, Pano Soko ka komentuar ashpër ndryshimet e fundit në Kodin Zgjedhor, duke paralajmëruar se Nisma Thurje dhe lëvizja Shqipëria Bëhet janë duke përgatitur një draft-padi për ta paraqitur në Gjykatën Kushtetuese.

Soko e cilësoi Kodin e ri Zgjedhor si një farsë që bie ndesh me moralin demokratik dhe Kushtetutën e Shqipërisë.

Ai theksoi se ndryshimet e miratuara do të çojnë në një sistem ku 90% e deputetëve do të zgjidhen nga listat e mbyllura, duke e privuar qytetarin nga e drejta për të zgjedhur përfaqësuesit e tij në parlament.

“Ajo që ndodhi ishte farsë që bie ndesh me moralin demokratik dhe me Kushtetutën. Duke qenë se ka shumë parti në zgjedhje, mendoj se 90% e deputetëve do dalin nga listat e mbyllura. Deputeti i Republikës së Shqipërisë duhet të zgjidhet nga zgjedhësit, jo nga kryetari i partisë,” deklaroi Soko, duke nënvizuar nevojën për një reformë që t’i japë më shumë fuqi qytetarëve në procesin zgjedhor.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb