Reporteri i Shqipërisë në Bashkimin Evropian, David Lega, nëpërmjet një postimi në “Twitter”, thotë se ndryshimet në ligjin e medias në Shqipëri ishin në rend dite në Parlamentin Evropian.
Ai thotë se BE ka qenë e qartë ku ka thënë se ligji për mediat duhet të jetë në përputhje me rekomandimet e Komisionit të Venecias, para se të miratohet apo shqyrtohet.
Postimi i David Legës:
Befasuar për të mësuar se (kritikuar rëndë) ndryshimet në #Albanian #MediaLaë janë sërish në rendin e ditës të Parlamentit. BE -ja ka qenë e qartë: ligji për mediat duhet të jetë në përputhje me rekomandimet e Komisionit të Venecias para se të hyjë në konsideratë!
(BalkanWeb)