Nga ndryshimet e propozuara sot prej kryeministrit Edi Rama brenda Partisë Socialiste, shohim që i vetmi i mbetur pa post nga emrat e përmendur është ish-ministri i Jashtëm Ditmir Bushati, i cili kohët e fundit nuk i ka kursyer kritikat për partinë ku bën pjesë.


Po ashtu, Bushati ka mbajtur qëndrime të ndryshme nga Rama sa i përket edhe çështjes së Kosovës.



Blerina Gjylameti dhe Lindita Nikolla që lënë drejtimin e Qarqeve Tiranë e Lezhë, kanë marrë disa poste të tjera brenda partisë. Gjylametit iu besua një post i rëndësishëm si ai i sekretariatit për dixhitalizimin, ndërsa Nikolla do të jetë Sekretare për burime njerëzore në PS.

Të gjitha ndryshimet në PS
Valdrin Pjetri- Koordinator për qarkun e Shkodrës në vend të Ditmir Bushatit

Elisa Spiropali dhe Ervin Bushati- Koordinatorë në Tiranë në vend të Blerina Gjylametit

Sandër Lleshaj- Koordinator për qarkun e Lezhës në vendin e Lindita Nikollës

Ilir Beqaj- Sekretar për koordinimin e punës së këshillave

Gent Cakaj do të marrë sekretariatin për Rininë

Blerina Gjylamenti kalon te sekretariati për dixhitalizimin

Arben Pëllmbui- Sekretar për koordinimin dhe organizimin

Lindita Nikolla- Sekretare për burime njerëzore në PS

(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb