“Në shtator duhet të ndryshojmë, cilat ministra, ministri apo sektor nuk janë në lartësinë e kësaj nevoje, që jo thjesht të tregoj shifra dhe statistika po të kenë vendin e tyre në mendjet e zemrat e atyre që na kanë dhënë besimin” – Kështu paralajmëroi kryeministri Edi Rama të besuarit e tij në qeveri, në Asamblenë e Partisë Socialiste, mbajtur në prill të këtij viti.

Deklarata e të parit të qeverisë, pasoi me nisjen e të ashtuquajturës fushatë e llogaridhënies, ku ministra të kabinetit, anëtarë të kryesisë të partisë, u panë në cdo cep të vendit, duke dhënë llogari për punën e tyre, në atë c’kanë bërë e c’do të bëjnë gjatë këtij mandati qeverisës.

Por ndërsa të gjithë ishin në ‘ankth’, nëse do të vijonin ende në detyrë, por edhe opinioni publik e media prisnin me kureshtje se cilët ishin ministrat që do të lëviznin, kryeministri duket se kishte plane të tjera. Besimin Rama ua dha të gjithëve, në Asamblenë e shumëpritur të 7 shtatorit, ndryshimet në qeveri as nuk u përmendën, e jo më të bëheshin realitet.

Kurbani i vetëm u bë deputeti i Kurbinit, Gjetan Gjetani, i cili nëse nuk do kishte kritikuar komisariatin e Lëzhësi cili nëse nuk do kishte reaguar për ngjarjet e fundit kriminale në këtë qytet, sot do ishte ende pjesë e grupit parlamentar të PS. “Në Kurbin, kane sjelle oficere dhe drejtues policie te paafte te korroptuar dhe ordinere. Si deputet i kesaj zone, kam pas ankesa te shumte nga qytetaret te cilat do ti bej publike ne Parlament. Brenda muajit Shtator do kerkoj interpelance me ministrin e brendshem, dhe nqs nuk do te marre masa per pastrimin e Komisariatit te plolicise Kurbin, une i pari do ngrihem ne proteste, duke kerkuar mbeshtetjen e gjithe qytetareve te Kurbinit pa marre parasysh ngjyrat politike.” – shkruante Gjetani në profilin e tij, një ditë para mbledhjes së Asamblesë, postim i i cili facebook nuk u gëlltit nga kryeministri dhe u bë shkak për ta shkarkuar atë live në Asamble.

E tashmë që PS duket e fokusuar në zgjedhjet e ardhshme vendore, mbetet për t’u parë nësë kryeministri do të ndjekë të njëjtën taktikë me prag zgjedhjet parlamentare, ku shkarkoi 4 ministra të kabinetit qeveritar, me argumentin për një organizim sa më të mirë e me kohë të plotë të fushatës elektorale.

( Xh.B/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb