TIRANE

Deputeti i PD, Tritan Shehu ka komentuar ndryshimet në kabinetin qeveritar nga kryeministri Edi Rama. Largimin dhe zëvendësimin e pjesës më të madhe të ministrave, Shehu e cilëson si veprim të frymëzuar nga Honocker kur qeveria e tij ishte në prag të kolapsit.

Deputeti demokrat thekson se ndryshimet duhet të fillojnë nga koka.

“Si Honeckeri dikur ne ikje…
O Shqiperi e mjera Shqiperi….po kendohet sot duke degjuar ndryshimet masive te nje qeverie te deshtuar, por qe “konservon” Kryeministrin.
Ekzaktesisht kete beri dhe Honecker me qeverine e tij ne prag te kolapsit te RDGj, por me epilog te shpejte arratisjen e tij me rruge ajrore drejt Moskes.
Ndersa caktimi i ministri te jashtem shpreh nje “nacionalizem” grotesk, aventurizem politik e provokacion ndaj kapaciteteve tona diplomatike, si dhe ndaj partnereve te ngushte nderkombetare.
Shqiperise nuk i mungojne personalitet, qe mund te drejtojne Diplomacine e ketij vendi, qofte dhe vendin ne terresi, por me nje kusht, qe ndryshimet te fillojne nga “koka””, shkruan Shehu.

21953e93 Dc95 4118 A1cd 59019596ce01

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb