Gazetari Arion Sulo u shpreh në emisionin “Open” në News24, se “në Kongresin e PS-së pamë personazhe që treguan se nuk kanë asnjë dinjitet dhe disa qeshnin me zor me batutat e Edi Ramës”.
“Pse nuk reagon Taulant Balla që ka në PS që kur ishte 18 vjeç? E hoqi si ministër i Brendshëm dhe e çon në një ministri që as zyrë nuk ka.
Pse nuk reagon Niko Peleshi që e çon kryetar grupi kur kanë mbetur edhe 6 muaj deri në zgjedhje? Pse nuk flet askush për Lindita Nikollën, asnjë socialist nuk flet.
Për të qeverisur qeveris Belinda Balluku, madje edhe këto që u emëruan janë propozime apo konsultime të saj.
Nga 15 ministra të Edi Ramës, 9 nuk i njeh njeri. Taulant Balla dhe Niko Peleshi janë drejtues qarku, Edi Rama njërin e largon fare dhe tjetrin e çon në një ministri periferike.
Pse rrinë këta dhe qeshin me zor, janë bashkëfajtorë përderisa nuk reagojnë”, tha Sulo.
(BalkanWeb)