Politologu Fitim Zekthi tha në emisionin “Open” në News24, duke komentuar Kongresin e PS dhe ndryshimet në Qeveri, tha se Kryeministri Edi Rama ka emëruar njerëz që i dominon plotësisht.

Zekthi tha se Kryeministri Edi Rama ka një sjellje tipike mafioze, një omerta, që nuk flet askush.

Kemi një qeverisje të dështuar të PS-së, tha Zekthi, duke shtuar se jemi në një situatë jo politike, dhe një organizatë jopolitike, pasi Edi Rama largon figurat politike, por nuk emëron as teknokratët.

“Çfarë njerëzish emëron Rama? Ai çon në Qeveri njerëzit që do, mund të bëjë ministra cilindo ai, mjaft që ti dominojë”, tha Zekthi.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb