TIRANE- Deputetët e Kuvendit të Shqipërisë në seancën e sotme të sesionit të jashtëzakonshëm plenar kanë votuar ndryshimet në kabinetin qeveritar pas marrëveshjes Rama-Basha. Në frymë të kësaj janë votuar edhe ndryshimet në institucionin e Avokatit të Popullit.

Kuvendi ka miratuar shkarkimin nga detyra të kreut të këtij institucioni, Igli Totozani.

Pas kësaj, në krye të institucionit të Avokatit të Popullit është emëruar me 112 vota pro, 4 kundër, dhe 10 abstenim, Erinda Ballanca.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb