Pavarësisht nëse është një paruke apo një ngjyrë e re, ndryshimi i look-ut për Monica Bellucin është gjithmonë lajm.

Ylli italian i kinemasë, që e pamë së fundmi në festivalin e Canne, ka pozuar për Soon Magazine me një look të ri biond i patreguar më parë.
Pavarësisht alternimit të shumë veshjeve elegante dhe bizhu Cartier, ajo që tërheq vëmendjen më shumë në fotot e artistes është fytyra e saj manjetike dhe flokët biond. Ai që ka fotografuar Bellucin në këto foto glamour, është pikërisht fotografi Patrice van Malder.

Mes shumë veshjeve që diva ka veshur në këtë set fotografik është edhe një fustan Valentino , i zi, transparentm që ngjall kureshtjen. I njëjti model fustani është veshur edhe nga Tina Kunakey, bashkëshortja e re e Vincent Cassel (ish burri i Bellucit), kur ajo ka pozuar përpara lindjes së fëmijës së parë për revistën Photo.

Belluci edhe pse 54 vjeç mbetet një bukuri ikonike, që do e kishin zili edhe vajzat më të reja se ajo.

(da.xha/BalkanWeb)

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb