Një tjetër ndryshim radikal për Conchita Wurst, që tani interpreton dy personazhe, Conchitan dhe Wurst, siç deklaron shtëpia e tij diskografike.


Në videoklipin e ri të këngës “Hit Me” ai shfaqet vetëm si Wurst, një djalë me flokë dhe mjekër platin, i cili lëviz si një femër në një trup mashkulli.


Mesazhi i lançuar në rrjetet sociale në fund të 2018 ishte “Embrace the past and then move on” “Përqafoni të shkuarën dhe shkoni përpara’, një koment që dikur e kishte bërë në Instagram Tom Neuwirth.


Edhe ndryshimet e bërë në fillim të vitit të tregonin për një ndryshim radikal të Conchita Wurst, që gjithmonë shfaqej me flokë të gjatë dhe fustane të gjata, ndërsa në tapetin e kuq të Tuntenball, në eventin ku festohet për diversitetin, u paraqit me një fustan të gjatë të kuq, por me flokë të qethur zero.

Një pamje shumë e ndryshme për Conchiten, i cili make-up dhe modelin e flokëve e kishte një stil jete.
Me veshjet e Jean Paul Goultier dhe të Adidas, Conchiota Wurst ka bërë goxha rrugë. Tani do të presim të gjithë se si do të prezantohet ai me albumin “Truth Over Magnitude”.

(da.xha/BalkanWeb)

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb