TIRANE – Vajza e të ndjerit Dritan Hoxha, Sara, është shfaqur në formë të shkëlqyer fizike, duke i mahnitur të gjithë me ndryshimin drastik të pamjes së saj. Për të shuar kureshtjen e të gjithëve, për mënyrën se si arriti të kishte format trupore që ka aktualisht, Sara Hoxha rrëfen se sekreti i dobësimit ishte një By Pass. Vetë Sara, në profilin e saj në “Instagram”, ka publikuar një fotografi para dhe pas ndërhyrjes.

“1 vit pas by pass-it. Sinqerisht, mund të them se ka qenë vendimi më i mirë i jetës sime, por nuk do t’ia rekomandoja dikujt që do të humbasë peshë. Ka vajza që më shkruajnë çdo ditë dhe që duan të humbasin peshë, por unë nuk dua t’i bëj reklamë një kirurgjie të tillë. Kush jam unë që t’ju jap këshilla. Unë nuk munda të humbisja peshë nëpërmjet një jete të shëndetshme”,- ka shkruar Sara në profilin e saj në “Instagram”.

(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: