“Premier League” nga sezoni i ardhshëm do të ketë rregulla të tjera në merkato. Pas ankesave të shumicës së trajnerëve sot klubet kanë vendosur, edhe pse jo unanimisht, që nga vera e vitit 2018 merkato të mos mbyllet më me 31 gusht, por të enjten e fundit të javës kur do të fillojë kampionati anglez.

Sipas këtij rregulli, merkatoja do të mbyllet në orën 17:00 të së enjtes, kurdo që të caktohet, në javën e fillimit të sezonit të ri. Kjo do të thotë se në vitin e ardhshëm është përcaktuar që tani se merkatoja e Premier Ligës do të mbyllet më 9 gusht 2018.

Tani do të duhet të vlerësohet ndikimi që do të ketë kjo mbyllje e parakohshme në lidhje me kampionatet e tjerë të Europës, të cilët mund të bëjnë merkaton deri më 31 gusht. Gjithmonë sipas “BBC”, edhe merkato e shitjeve do të mbyllet në të njëjtën ditë.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb