TIRANE

Procesi i vetingut nuk do të jetë i njëjtë për 13 000 punonjësit e Policisë së Shtetit dhe gardës së Republikës. Filtrit të trefishtë të pastërtisë së figurës, përgatitjes profesionale dhe deklarimit të pasurisë do t’i nënshtrohen vetëm 300 drejtuesit më të lartë të Policisë së Shtetit, të cilët do të vetohen nga komisioni i jashtëm i vlerësimit  i kryesuar nga Viktor Bërdo.

Kur kanë mbetur vetëm pak ditë nga nisja e procesit të vetingut në policinë e shtetit, ky proces ka marrë një tjetër rrjedhë. Pranë kuvendit të shqipërisë është dorëzuar një projektligj për disa ndryshime “për vlerësimin kalimtar dhe periodik të punonjësve të Policisë së Shtetit, Gardës së Republikës dhe Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat në Ministrinë e Brendshme”.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Ky projektligj me 10 nene shfuqizon nenet e ligjit për Komisionin Qendror të Vlerësimit dhe  Komisioni Vendor i Vlerësimit si edhe sekretariatet teknike të tyre dhe i zëvendëson ato me ShÇBA, e cila do kalojë në filtër punonjësit e policisë nga kryekomisar deri në punonjës të nivelit bazë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb