TIRANË

Kuvendi i Republikës ka ndryshuar këtë të mërkurë formulën e përfaqësimit të Komisionit të Reformës Zgjedhore. Nga 18 anëtarë që ishin deri tani, ky komision do të përbëhet nga 10 anëtarë, pesë nga Partia Socialiste dhe 5 nga opozita.

“BalkanWeb” ka mësuar emrat e anëtarëve të Partisë Socialiste në këtë komision, të cilët janë si vijon: Damian Gjiknuri (bashkëkryetar), Bashkim Fino, Klotilda Ferhati, Blerina Gjylameti dhe Alket Hyseni.

Nga grupi parlamentar i PD-së si anëtare në komision do të jetë Rudina Hajdari dhe Andi Përmeti nga Bindja Demokratike, ndërsa dy anëtarët e tjerë vijnë nga grupi i të pavarurve si Ralf Gjoni dhe Nimet Musai.

Ndryshimet e miratuara në Komision e Reformës Zgjedhore do t’i kalojnë nesër Kuvendit për votim. Gjithashtu po gjatë të enjtes do të votohet edhe zgjatja e afatit me kërkesë të Taulant Ballës deri me 28 nëntor.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb