TIRANE – Në kuadër të luftës kundër informalitetit qeveria ashpërson masat ndëshkuese, duke zëvendësuar penalitetet administrative me burg. Një ndër ndryshimet më delikate të kësaj paketë është ai që parashikohet në nenin 13, ku shkruhet se ushtrimi i një aktiviteti tregtar të paligjshëm, ushtrimi i një aktiviteti tregtar të paregjistruar në organet tatimore, mosdeklarimi i të punësuarve apo moslëshimi i kuponit tatimor, përbën vepër penale dhe dënohet deri në tre vjet burgim.

Pas hekurave do gjenden edhe punonjësit e administratës tatimore, të cilët shkelin ligjin, dënimit për të cilët shkon deri në 7 vite burg. 6 muaj deri në 10 vite burg parashikohet për kontrabandën, ndërkohë në Kodin Penal shtohen dy vepra të reja, prodhimi e tregtimi i paligjshëm i barnave e pajisjeve mjekësore, i cili do të ndëshkohet me 6 muaj deri në 5 vite burg.

Ndryshimet ne Kodin Penal, u prezantuan në Komisionin e Ligjeve nga Ministrat Ermonala Felaj dhe Shkëlqim Cani, të cilat opozita i cilësoi si terror ndaj biznesit dhe qytetarëve, por rezerva patën edhe të majtët për minimumin dhe maksimumin e dënimit që i lihet në dorë gjykatës.
Mazhoranca miratoi në parim ndryshimet në Kodin Penal, i cili mori vetëm një votë kundër të opozitës.
(er.nu/news24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: