Ka pësuar një tjetër ndryshim lista e Kombëtares, me Panuçin që ka vendosur të grumbullojë Lorenc Trashin dhe jo Keidi Baren në vendin e lënë bosh pas largimit të Egzon Binakut nga grumbullimi për shkak të gjendjes jo të mirë fizike.

Ndonëse në orët e pasdites u tha se vënd të mbrojtësit të Malmos do të grumbullohej Keidi Bare, Federata Shqiptare e Futbollit ka njoftuar pak minura më parë se ai që do të vihet nën urdhrat e Panuçit, por Lorenc Trashi, lojtari i Partizanit dhe i përfolur për shumë kohë si një kandidat potencial për ekipin Kombëtar. Mbetet i pandryshuar emri tjetër, ai i Ylber Ramadanit, që zëvendëson të dëmtuarin tjetër, Andi Lilën, që u largua pas shqetësimeve në menisk.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb