Ka ndryshuar trupa gjykuese në Apel ndaj ish-kryeprokurorit Adriatik Llalla.
Lajmi bëhet i ditur për “BalkanWeb” nga gazetarja Klodiana Lala, e cila thekson se kanë dhënë dorëheqjen nga gjykimi i çështjes së ish-kryeprokurorit gjyqtarët Saida Dollani dhe Dhimitër Lara.
Shkak për tërheqjen e tyre është bërë fakti se ata kanë marrë pjesë në vendimin për sekuestron e pasurive të Llallës. Siç mëson gazetarja Lala, dy anëtarët e dorëhequr të trupës gjykuese u zëvendësuan nga Miliana Muça dhe Enton Dhimitri.
Ndërkohë, seanca ndaj ish-kryeprokurorit është shtyrë më datë 16 korrik 2021, në orën 11:00, për arsye se avokati i tij mbrojtës ka kërkuar kohë për t’u përgatitur.
(BalkanWeb)